Krasniqi viziton një fabrikë në Llap, thotë se bizneset do t’ia shohin hairin Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Ekonomi

Krasniqi viziton një fabrikë në Llap, thotë se bizneset do t’ia shohin hairin Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:48
Vesel Krasniqi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka vizituar sot fabrikën për prodhimin e këpucave të punës “Alko shpk” në Podujevë ku ka parë nga afër procesin e prodhimit.

Ai thotë se e veçanta e kësaj fabrike është se shumica e puntorëve janë gra.

“Si ministër i ofrova përkrahjen time dhe të dikasterit që drejtoj. Theksova se me miratimin në lexim të dytë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike do të përfitojnë të gjitha bizneset në këtë kohë pandemie”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Tahiri, vizituam sot fabrikën për prodhimin e këpucave të punës “Alko shpk” në Podujevë ku pamë nga afër procesin e prodhimit.

Aty u informuam për cilësinë dhe karakteristikat që kanë ky lloj i këpucave të cilat i përmbushin standartet e kërkuara.

I gjithë prodhimi aktualisht është për tregun ndërkombëtar.

E veçanta e kësaj fabrike është se shumica e puntorëve janë gra.

Si ministër i ofrova përkrahjen time dhe të dikasterit që drejtoj. Theksova se me miratimin në lexim të dytë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike do të përfitojnë të gjitha bizneset në këtë kohë pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat