Alarmon eksperti i ekonomisë pas masave anti-covid, ka një paralajmërim për qeverinë

Ekonomi

Alarmon eksperti i ekonomisë pas masave anti-covid, ka një paralajmërim për qeverinë

Nga: G.B Më: 31 tetor 2020 Në ora: 15:56
Qeveria e Kosovës

Që nga e hëna do të hyjnë në fuqi masat e reja që ka marrë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me IKSHPK-në.

Masat e reja janë: Qendrave tregtare dhe gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00-05:00 (përveç shërbimeve "merr me vete"), ndalohen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish/mbahen on-line, personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë/punojnë on-line nga shtëpia, personave mbi moshën 65 vjeç u lejohet dalja jashtë shtëpisë nga ora 06:00-10 dhe nga 16:00-19:00, ligjëratat në universitete publike dhe private mbahen on-line. Provimet, puna praktike dhe laboratoratorike mbahen me prani fizike duke respektuar rekomandimet e MSh/IKSHPK dhe konviktet dhe mensa e studentëve punojnë duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Armend Zemaj përmes një konference për media, pas takimit me Komitetin për Pandeminë.

Image
Mustafë Kadriaj

Lidhur me këto masa dhe mundësinë e një mbyllje të dytë, eksperti i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë se këto masa janë alarm për bizneset dhe qytetarët dhe se këto më shumë po kanë frikë nga masat se nga pandemia.

“Masat e reja të qeverisë do të jenë alarm për bizneset dhe qytetarët. E them këtë sepse bizneset dhe qytetarët tanë më shumë po i frikësohen masave sesa pandemisë e aq më shumë për mos menaxhim të pandemisë nga ana e qeverisë nuk është e drejtë që të penalizohet qytetari për faktin që qeveria ka votuar ligj për pandemi dhe në këtë rast duhet të kërkohet llogari tek qeveria aktuale për efektin apo mos efektin e ligjit”, është shprehur ai.

Kadriaj paralajmëron protesta si opsion nga qytetarët dhe kështu mund të eskalojë situata dhe sipas tij përgjegjësia do të jetë e qeverisë.

“Pra tani e tutje qytetarëve dhe bizneseve nuk i ka mbetur alternativë përveç demonstrimit të pakënaqësisë përmes protestave dhe revoltës qytetare dhe nesër vie deri tek një eskalim i situatës duhet të ketë të qartë qeveria aktuale që gishti i përgjegjësisë do të drejtohet tek kjo qeveri. Se sa ishin të përgjegjshme qeveritë si Kurti dhe Hoti koha tregoi më së miri që pakot emergjente dhe të rimëkëmbjes ekonomike janë tejzgjatur duke ngritur pakënaqësi e tani të mendohet për masa të cilat do e ngufasin funksionimin ekonomisë dhe jetën e qytetarit kjo do jetë e papranueshme për qytetarin dhe bizneset”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat