Rikthimi i kufizimeve ua jep goditjen fatale bizneseve

Ekonomi

Rikthimi i kufizimeve ua jep goditjen fatale bizneseve

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 19:11
Foto Ilustrim

Kosova ka regjistruar rritje të rasteve të reja me koronavirus. Vetëm të premten, më 30 tetor, janë regjistruar 418 raste të reja – shifër rekorde që prej fillimit të pandemisë.

Kjo ka detyruar Qeverinë e Kosovës, që të ndërmarrë masa të reja.

Masat e reja kundër COVID-19, që u morën gjatë ditës së sotme e hyjnë në fuqi ditës e nesërme (1 nëntor 2020) kanë kufizuar edhe njëherë orarin e punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Ky kufizimin sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj ka ardhur për ta ndalur hovin e rasteve të infeksionit.

Ky veprim i Qeverisë nuk i ka pëlqyer aspak hotelierëve, të cilët kanë dalur kundër mbylljes së këtij sektori nga ora 21 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

“OHTK-ja është e shqetësuar pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për masat e reja për parandalimin dhe përhapjen e virusit COVID-19 e cila në vazhdimsi po godet sektorin e hotelierisë dhe gastronomisë, kufizimi i orarit të punës rrezikon në masë të madhe që shumë punëtorë nga ky sektorë të mbesin pa punë si dhe të zvoglohen të ardhurat e këtyre bizneseve” thuhet në reagimin e OHTK-së.

Ekonomisti, Jakup Bellaqa  thotë se këto masa e godasin më së shumti gastronominë, ku do të ketë ndikim në zvoglimin e aktivitetit ekonomik në këto veprimtari.

Sipas tij, në këtë veprimtari, do të shkurtohen edhe vendet e punës, ndërsa ndikim negative ka pasur mos implementimi I plotë I pakos së rimëkëmbjes.

Pakoja do t’ju ndihmonte në permisimin e gjendjesë socio- ekonomike, ku do t’ju subvencionoheshin pagat e puntorëve dhe do ju paguhej bizneseve qiratë e pa paguara për kohen prej se ka filluar pandemia, gjithashtu duhet të përmendet edhe se po afrohet dimri që çdo familje do të duhej të përgaditej për sezonën dimrore

Përfaqësuesi i bizneseve kosovare, Berat Rukiqi ka thënë se bizneset qe po kufizohen duhet të mbështeten financiarisht.

Kufizimi i orarit te punës në disa sektorë të ekonomisë,  sipas kryetarit të Odës Ekonomike rezulton me rënie te qarkullimit, përderisa shpenzimet mbesin fikse (qirate, pagat, etj).

Ai tha se në shumicën e bizneseve që do punojnë me orar të kufizuar, një pjesë e rëndësishme e qarkullimit krijohet në orarin kur të njëjtat duhet të mbyllen për shkak te masave te reja për parandalimin e përhapjes te pandemisë.

Andaj, sipas tij, veprimi për masa te reja kufizuese do te duhej te përcjellën me një mase financiare ne përkrahje te këtyre bizneseve, se paku 30-40% e totalit te pagave dhe qirave.

“Do t’i propozojmë Qeverise qe kjo të behet, qe këto biznese te mbijetojnë, në të kundërtën të njëjtat duhet te zvogëlojnë shpenzimet fikse, qe nënkupton te largojnë punëtorë nga puna ose te mbyllen tërësisht”, ka thënë Rukiqi

Ndërsa profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për Syri.net Kosova, thotë se masat e reja të qeverisë do të jenë alarm për bizneset dhe qytetarët.

Kjo pasi sipas tij, bizneset dhe qytetarët, më shumë po i frigohen masave sesa pandemisë, e aq më shumë për mos menaxhim të pandemisë nga ana e qeverisë nuk është e drejtë që të penalizohet qytetari.

Në këtë rast duhet nga Qeveria ka votuar ligj për pandemi të kërkohet llogari, për efektin apo mos e efektin e ligjit.

Ai shton se tani e tutje qytetarit dhe biznesit nuk i ka mbetur alternativ përveq demostrimit të pakënaqësië përmes protestave dhe revoltës qytetare

Nëse vie deri tek nje eskalim i situatës duhet ta ketë të qartë qeveria aktuale që gishiti i përgjegjësisë do të drejtohet tek ata. Sesa ishin të përgjegjshme qeveritë si Kurti dhe Hoti koha tregoi më së miri që pakot emergjente dhe të rimëkëmbjes ekonomike janë tejzgjatur duke ngritur pakënaqësi e tani të mendohet për masa të cilat do e ngulfatin funksionimin e ekonomisë dhe jetën e qytetarit kjo do jetë e papranueshme për ta.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ndryshe nga ajo e hotelierëve ka përkrahur vendimet e reja

Mirëpo, shoqata ka thënë se  kritikon dhe thekson duke i’u drejtuar institucioneve publike në përgjithësi, sidomos ngadalësisë së Kuvendit për të sjellë ligje, Qeverisë për të marrë vendime, dhe Ministrisë së Financave në veçanti, për të dhënë propozime dhe vendime adekuate dhe efikase në kohë sa më të shkurtër, pasiqë ende nuk ka një formulë ekonomike dhe politike se si duhet të dilet nga kjo gjendje duke pasur parasysh pasojat e rënda të këtyre masave.

“Sektori i gastronomisë, edhe pa këto paralajmërimet e fundit është shumë i goditur dhe është duke vuajtur konsekuencat e masave të aplikuara gjerë më tani. Mirëpo, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të bërjes së politikës dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, padiskutim që gastronomia do të ketë përmbysje dhe vështirë që do të rikuperohet për tu bërë siç ishte para pandemisë”, thuhet në një komunikatë SHGK-së.

Kujtojmë se Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, tash e disa muaj është i bllokuar në Kuvend. Së fundmi ai u votua në lexim të parë, mirëpo mbetet pas ndryshimit të disa prej amandamenteve të votohet sërish në lexim të dytë.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, kap vlerën e 385 milionë eurove ndërsa me miratimin e tij të plotë është thënë se do të mundësohet rikuperimi i humbjeve të bizneseve për shkak të pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë e deri më tani humbjet e bizneseve në vend nga përfaqësuesit e bizneseve u raportuan se ishin mbi 1 miliard euro, që  është një alarm për vendimmarrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat