​OAK: Shumë biznese po mbyllen për shkak të gjendjes me Covid-19

Ekonomi

​OAK: Shumë biznese po mbyllen për shkak të gjendjes me Covid-19

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 21:41
Oda e Afarizmit e Kosovës

Drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës, kanë deklaruar se shumë ndërmarrje po mbyllen për shkak të gjendjes me Covid-19 dhe se ky numër pritet të rritet në vazhdimësi, andaj i bëjnë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt të miratohet ligji për rimëkëmbje ekonomike.

Kryetari i bordit të OAK, Skënder Krasniqi ka thënë për RTK, se kjo po vjen si rezultat i pandemisë dhe gjendjes së rënd të të bërit biznes, ku një pjesë e madhe e tyre kanë ndërprerë punën ose kanë bërë të ashtuquajturën pauzë e përkohshme me shpresë se do t’i rihapin përsëri bizneset për të filluar punën.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Oda e Afarizmit të Kosovës, del se deri më tani nga puna janë larguar rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës, ndërsa nëse kjo gjendje vazhdon dhe nëse bizneset nuk kanë përkrahjen e duhur nga shteti, gjatë muajve në vijim, numri mund të arrijë deri në 70 mijë qytetarë të papunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat