Oda Ekonomike kërkon ' infuzion' qeveritar për pagat dhe qiratë pas rikthimit te kufizimeve

Ekonomi

Oda Ekonomike kërkon ' infuzion' qeveritar për pagat dhe qiratë pas rikthimit te kufizimeve

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 18:33
Berat Rukiqi

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës,Berat Rukiqi  në një postim në rrjetin social ’Facebook’, ka treguar se ka dërguar një kërkesë zyrtare tek kryeministri Avdullah Hoti për përkrahjen financiare të bizneseve raporton Syri net Kosova.

Sipas tij, përhapja e pandemisë duhet të parandalohet.

“Përhapja e pandemisë duhet të parandalohet, por paralelisht duhet të parandalohet edhe humbja e vendeve të punës”, ka shkruar Rukiqi.

Postimi i plotë

Sot e nenshkruva kerkesen zyrtare te Odes Ekonomike, drejtuar Kryeministrit Hoti, per perkrahje financiare te bizneseve qe po ndikohen nga masat e fundit kufizuese.

Perhapja e pandemise duhet te parandalohet, por paralelisht duhet te parandalohet edhe humbja e vendeve te punes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat