KE: Rënia ekonomike këtë vit, 4.9 për qind

Ekonomi

KE: Rënia ekonomike këtë vit, 4.9 për qind

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Kriza ekonomike në vend do të thellohet. Komisioni Evropian ka korrigjuar shkallën e rënies së PBV-së nga parashikimi i pranverës i cili parashikoi një rënie prej -3.9 për qind të PBV-së, tani rënia e për këtë vit është parashikuar në -4.9 për qind. Sipas raportit, rimëkëmbja e ekonomisë do të jetë e ngadaltë dhe e pasigurt.

“Ka sinjale të kujdesshme se aktiviteti ekonomik i brendshëm po rritet, kreditimi i sektorit privat mbetet optimist, ndërsa rimëkëmbja në masë të madhe do të mbështetet në forcimin e kërkesës së brendshme dhe ndoshta do të zgjasë deri në vitin 2022’ deklaroi Frek Janmaat – Shef i Departamentit të Çështjeve Ekonomike të BE-së.

Sipas Janmat, edhe përkundër masave të marra nga qeveria, konsumi i brendshëm mbetet i dobët.

“Forcimi i kërkesës së brendshme nxit deficitin tregtar. Në vitin 2020, llogaria rrjedhëse do të përkeqësohet ndjeshëm, por në vitin 2021 – 2022 kjo do të ndryshojë sepse kërkesa e brendshme pritet të rritë shumë rritjen e importit’ pohoi Frek Janmaat – Shef i Departamentit të Çështjeve Ekonomike të BE-së

Sipas KE-së, shkalla e papunësisë në vend do të mbetet e qëndrueshme. Borxhi shtetëror me siguri do të kalojë 50 përqind të PBV-së dhe pritet të rritet më shumë vitin e ardhshëm. Megjithëse stabilizimi i borxhit ishte planifikuar fillimisht për vitin e ardhshëm, ai do të shtyhet. Për vitin e ardhshëm, parashihet rritje e PBV-së për 3.8 përqind, ndërsa për vitin 2022, 3.5 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat