​OEK: Mbyllja u shkakton bizneseve humbje 15 milionë euro në ditë

Ekonomi

​OEK: Mbyllja u shkakton bizneseve humbje 15 milionë euro në ditë

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 16:03

(E plotësuar 16:42) - Oda Ekonomike e Kosovës thotë se nga masat e marra nga Qeveria sot janë të mbyllura mbi 20 mijë biznese në vend. Veç tjerash, nga OEK thonë se dëmi që ky është shkaktuar atyre arrin shifrën deri në 15 milionë euro në ditë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për masat e fundit antiCovid, Berat Rukiqi theksoi se Qeveria me këtë vendim dëmtoi dukshëm bizneset.

"Kjo pjesë e mjeteve që nuk do të shpenzohen sot në Kosovë. Do të shpenzohen në vendet e rajonit. Problemi i dytë me këto masa është lajmërimi i vonshëm i tyre. Një pjesë e mirë e produkteve duhet të hedhen në mbeturina, meqë të njëjtit nuk janë lajmëruar. Gjatë gjithë ditës nuk kemi arritur të identifikojmë se çka është market i vogël e çka jo. Mijëra euro gjoba ka pasur gjatë ditës. Ne i përkrahim masat, duhet të marrin edhe masa të sigurimit financiar”, tha ai.

Ai ka kërkuar nga qeveria që sa më shpejt të miratohet një pako e cila do të ndihmojë bizneset. Sipas tij, bizneset po përballen me dëme të mëdha të bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat