Rukiqi: Mbyllja e bizneseve po shkakton humbje deri në 15 milionë euro në ditë

Ekonomi

Rukiqi: Mbyllja e bizneseve po shkakton humbje deri në 15 milionë euro në ditë

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Berat Rukiqi, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se mbyllja e bizneseve po shkakton humbje deri në 15 milionë euro në ditë, shkruan Gazeta Metro.

Rukiqi në një prononcim për media se këtë vikend janë të mbyllura rreth 20 mijë biznese ku humbjet janë rreth 10-15 milionë euro në ditë.

“Sot janë të mbyllura 20 mijë biznese që nuk do të punojnë gjatë vikendit dhe që do të kenë humbje rreth 10-15 milionë humbje në ditje. Kjo pjesë e mjeteve që nuk do të shpenzohet këtu, këtë vikend do të shfrytëzohen në qytetet e rajonit, është parë edhe në pikat kufitare ku qytetarët kanë vendosur të kalojnë këtë vikend në rajon, ky është problemi i parë i masave”, tha Rukiqi.

Tutje ai sqaroi se  se të gjitha masat që janë marrë pa koordinim me bizneset kanë pasur dëme të mëdha kolaterale. Rukiqi sqaroi tri problemet që vijnë me masat e reja.

“Kjo pjesë e mjeteve që nuk do të shpenzohet këtu, këtë vikend do të shfrytëzohen në qytetet e rajonit, është parë edhe në pikat kufitare ku qytetarët kanë vendosur të kalojnë këtë vikend në rajon, ky është problemi i parë i masave. E problemi i dytë është lajmërimi i vonëshëm i masave që janë marrë dhe si pasojë janë hedhur në mbeturina stoku i gjërave ushqimore pasi nuk janë koordinuar aspak me bizneset. Problemi i tretë i masave është impementimi. Gjatë tërë ditës jemi përpjekur dhe nuk e kemi gjetur se çfarë është market i vogël dhe si pasojë e kësaj kemi mijëra euro gjoba të këto biznese, ku logjikisht nuk të punojnë këto markete”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat