Ismajli: Vendimi i Qeverisë për masa shtesë ishte i pa menduar mirë dhe i dëmshëm për bizneset e Gjilanit

Ekonomi

Ismajli: Vendimi i Qeverisë për masa shtesë ishte i pa menduar mirë dhe i dëmshëm për bizneset e Gjilanit

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 14:11
Foto Ilustrim

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se vendimi i qeverisë për masa shtesë kundër pandemisë COVID-19, ishte i pa menduar mirë.

Ismajli ka thënë se vendimi është i dëmshëm për bizneset.

“Vendimet që merren prej zyrave të Qeverisë, pa e parë dhe analizuar gjendjen në terren, gjithmonë janë të dëmshme për bizneset”, ka thënë Ismajli në seancën e sotme të Kuvendit Komunal.

Sipas tij, komuna ka ndërmarrë masa lehtësuese që janë në kompetencë të saj, siç ishte lirimi nga pagesa e qirasë, ndërkohë po shikohet mundësia që kjo masë të vazhdohet edhe për disa muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat