Të mërkurën në Kuvend del për votim Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ekonomi

Të mërkurën në Kuvend del për votim Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 16:19
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në dy seanca plenare gjatë kësaj jave.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca ku pritet të hidhet në votim për lexim të dytë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Të premten e kaluar kishte dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku ishte paraparë të hidhet në votim ky Projektligj.

Seanca kishte dështuar në mungesë të kuorumit.

“Nuk ka kuorum për mbajtjen e kësaj seance. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi duke marrë parasysh zhvillimet politike në vend, ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për datën 11 nëntor 2020”, kishte thënë nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.

Projektligji parasheh plotësimin e një sërë ligjesh, i cili përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Trusti.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj. Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat