Rukiqi: Mbyllja e dytë do të ishte fatale për bizneset

Ekonomi

Rukiqi: Mbyllja e dytë do të ishte fatale për bizneset

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 07:59
Berat Rukiqi

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë një karantinë e dytë e imponuar nga qeveria do të ishte fundi për shumë biznese.

Ai tha se nëse nuk ka përkrahje nga Qeveria, bizneset nuk do të këndellen dot nga dëmi që ua ka bërë pandemia.

“Nëse i kthehemi analogjisë së mjekësisë, mbyllja e dytë do të kishte pasoja fatale. Një pjesë e madhe e tyre do të mbyllej dhe do të dilnin jashtë biznesit. Është dilemë globale, të ruhet shëndeti dhe ekonomia. Vendet tjera e kanë këtë sfidë. Por kanë sistem qeverisës më stabil dhe bizneseve ua kanë ruajtur mirëqënien dhe punëtorëve. Nuk them që shumën që e marrin punëtoret në Francë ta marrin edhe këtu, por pres përgjigje të shpejtë. Ajo që pres nga Qeveria është se nëse shkojmë me konsultime, së paku kjo lakorja ekonomike mund të stabilizohet dhe ekonomia mund të rikthehet nëse ka masa adekuate”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat