Të ardhurat universale tërheqin interesin e të djathtëve

Ekonomi

Të ardhurat universale tërheqin interesin e të djathtëve

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 08:15
Ilustrim

Kur ndryshimi i ekonomisë strukturore, një pandemi dhe “luftërat e kulturave” koincidojnë njëkohësisht, efektet janë të mëdha. Të majtët dhe liberalët ndajnë një interes për zgjidhje të reja, por jo për drejtimin e tyre.

Diskutimi publik për asistencën sociale është plot kontradikta edhe në kohërat më të mira. Shumica e të djathtëve besojnë në përgjegjësinë individuale dhe në më pak shtet, duke argumentuar se mirëqenia në vetvete krijon varësi dhe mbyt frymën e ndërmarrjes që është e nevojshme për hopin e ekonomisë – dhe në të vërtetë paguajnë për mirëqenien. E majta ndërkohë e sheh asistencën sociale si një mënyrë ose thjesht për të garantuar standardet themelore të jetesës për të gjithë qytetarët ose si një hap drejt një shoqërie më të barabartë, në të cilën shteti ruan dhe rishpërndan pasurinë.

Por recesioni i shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe rritja e papunësisë kanë bërë që modelet ekzistuese të mirëqenies të arrijnë limitet deri në një pikë thyerje dhe urgjentisht duhen gjetur zgjidhjet.

“Pandemia i detyroi disa njerëz që kurrë nuk kishin menduar se do të kishin nevojë për ndihmë për të kuptuar se sa të pamjaftueshme janë këto programe”, i tha Deutsche Welles, Evelyn Forget profesoreshë në Universitetin e Manitoba.

Një zgjidhje që ka tërhequr vëmendjen e politikanëve janë të Ardhurat Themelore Universale (UBI), një ide që ka mbështetës nga të majtët, por edhe nga e djathta liberale. Grupi Parlamentar dhe Qeverisja Lokale Ndër-Partiake e Britanisë së Madhe javën e kaluar i bëri thirrje qeverisë së vendit të lejojë këshillat lokalë të shqyrtojnë UBI, pas përpjekjeve të ngjashme në Gjermani dhe Finlandë.

Ideja e UBI-ta ka fituar mbështetje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kandidati demokrat në garën paraelektorale presidenciale Andrew Yang e bëri atë pjesë të fushatës së tij në vitin 2020, duke premtuar t’i jepte çdo të rrituri amerikan 1,000 dollarë [apo 900 euro] në muaj nga qeveria federale.

“Dividendi i lirisë” që ai propozoi, sipas Fondacionit të Taksave, do të kushtonte 2.8 trilionë dollarë në vit.

Yang propozoi ta mbulonte atë duke tkurrur volumin e programeve të tjera sociale. Elon Musk dhe Mark Zuckerberg e kanë mbështetur idenë, ndërsa filozofi liberal Charles Murray beson se të ardhurat e garantuara do të lejonin që programet e rishpërndarjes të ulen në minimum. Bernie Sanders dhe të tjerët në të majtën Demokratike propozuan një pagesë prej 2,000 dollarë [apo 1,700 euro] në muaj gjatë krizës COVID-19.

“Duket qartë se pandemia e ka rritur ndërgjegjësimin për potencialin e të ardhurave bazë në situata emergjence”, i tha Deutsche Welles, Yannick Vanderborght, profesor i shkencave politike në Universite Saint-Louis në Bruksel.

Ai thotë se tani është parë më shumë se kurrë si një amortizues ekonomik, relativisht i lehtë për t’u zbatuar në një periudhë relativisht të shkurtër kohe.

“Në raste urgjente, të ardhurat universale të parave shmangin labirintin burokratik dhe sigurojnë që ndihma e menjëhershme t’u jepet të gjithë atyre në nevojë”, tha ai, duke shtuar se kjo gjithashtu mund të ndihmojë në ngadalësimin e rënies ekonomike duke ndihmuar në ruajtjen e fuqisë blerëse për të gjithë.

“UBI po fiton vëmendje për shkak se gjithnjë e më shumë po kuptohet, se kapitalizmi i të dhënave turbo nuk po krijon vende pune të paguara mirë për klasën punëtore dhe as nuk hap shtigje profesionale për klasën e mesme – dhe automatizimi apo Inteligjenca Artificiale, robotizimi kërcënon t’i përkeqësojë gjërat”, i tha Deutsche Welles, Will Hutton, kryeredaktori i gazetës The Observer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat