Sot vendoset fati i tërheqjes së 10 përqindshit nga Trusti

Ekonomi

Sot vendoset fati i tërheqjes së 10 përqindshit nga Trusti

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 08:44
Trusti Pensional

Të mërkurën Projektligji për rimëkëmbje ekonomike del në lexim të dytë në Kuvend.

Pas shtatë tentimeve deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën që ta kalojnë në lexim të parë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Por që ky projektligj të vihet në funksion duhet që të kalojë edhe në lexim të dytë.

E këtë gjë Kuvendi i Kosovës do ta provojnë këtë të mërkurë.

Kujtojmë se në rast se ky projekligj kalon në Kuvend, qytetarëve të Kosovës, do të iu mundësohet tërheqja e 10 përqind të kursimeve nga Trusti Pensional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat