Eksperti i ekonomisë thotë se duhet rrëzuar qeveria dhe ka një paralajmërim nëse ka mbyllje totale

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë thotë se duhet rrëzuar qeveria dhe ka një paralajmërim nëse ka mbyllje totale

Nga: G.B Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 12:28
Qeveria e Kosovës

Masa të reja priten të merren për shkak të pandemisë së Covid-19.

Dje kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se mund të ketë mbyllje totale të vendit.

Për këtë ka pasur kundërshtime të shumta, e kundër mbylljes është edhe AAK.

Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj ka thënë për gazetën “Bota sot” se ka qenë ndër të paktët që ka besuar në Hotin, për shkak se është ekonomist, por çdo ditë po dështon e madje as projektligji për rimëkëmbje nuk është votuar.

“Me të marrë drejtimin e qeverisë kam qenë ndër të paktët që kam besuar duke njohur profilin prej ekonomisti të z.Hoti por koha dëshmoi që çdo ditë po dështon në të qeverisurit duke dështuar në pakon e rimëkmëbjes ekonomike duke mos i siguruar votat e deputetëve për të kaluar ligjin e aq më shumë në menaxhimin e pandemisë e them këtë për faktin që kanë sponsorizuar ligjin anti-covid por rezultoi me dështim për faktin që gjoba ndaj qytetarëve kaloi shifrat 2milionë derisa numri i të infektuarve po rritet në dyshifror dhe treshifror”, është shprehur ai.

Image
Mustafë Kadriaj

Sipas Kadriajt, masa duhet të merren ndaj qeverisë pasi nuk ka arsye që kjo qeveri të qëndrojë në pushtet më gjatë.

“Me këtë dua të theksoj që qytetarët dhe bizneset deri më tani e kanë mirëkuptuar por tani e tutje nuk do të përballonin një mbyllje të tillë sepse më nuk besojnë në përkrahjen nga qeveria, kështu që nëse ndaj ndokujt duhet masa, është pikërisht qeveria dhe masa më mirë që për këtë qeveri më nuk ka arsye më të vogël për të qëndruar në pushtet”, ka vlerësuar ai.

Eksperti i ekonomisë thotë se qeveria duhet të marrë masa që janë më të pranueshme dhe jo mbyllje, pasi do të ketë efekte negative edhe për ekonominë edhe për qytetarët dhe pastaj mund të ketë edhe revoltë qytetare.

“Si përfundim duhet të ketë të qartë kjo qeveri dhe kushdo që do drejtojë ekzekutivin e vendit që për qytetarët dhe bizneset është më e pranueshme masa sesa vet pandemia për faktin se karantinimi do ketë efekte negative duke dëmtuar ekonominë, njëherësh do ketë efekte në psikikën e qytetarit, këtë e them nga shqetësimet që dëgjoj çdo ditë nga qytetarët dhe më e rënda që mund të provokohet ndonjë revoltë qytetare ku për fat jo të mirë do dëmtohet imazhi dhe shtetësia e Kosovës”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për ‘Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat