Kosova, drejt kolapsit ekonomik!

Ekonomi

Kosova, drejt kolapsit ekonomik!

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Situata pandemike në Kosovë sa vjen e përkeqësohet, gjë që ka sjellë probleme serioze në sektorin e ekonomisë, ku shumë biznese kanë falimentuar.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili pritet t’i vijë në ndihmë biznese, ka dështuar të votohet edhe sot në Kuvend për mungesë koorumi.

E deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi thotë se ky Ligj nuk po kalon tash e disa muaj për shkak të veprimeve jokoordinuese të kësaj Qeverie.

Gashi ka komentuar edhe masat anti Covid të marra nga Qeveria për të cilat thotë se janë komplet pa strategji.

“Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk është se nuk ka kaluar, sot por ai nuk po kalon tash e disa muaj për shkak të veprimeve jokoordinues të kësaj Qeverie. Edhe masat e marra nga Qeveria janë të çuditshme, pa një strategji dhe pa një plan. E pamë edhe në vikendin e fundit kur u mbyll Kosova dhe kufijtë janë të hapur dhe të gjithë qytetarët e Kosovës i kanë kalun pushimet e fundjavës në Shqipëri dhe Maqedoni dhe një pjesë e parave që mund të qarkullonin tek biznesi në këtë kohë të vështirë, shkuan jashtë Kosovës. Këto janë masa të pamatura mirë dhe pa një analizë të qartë”, tha Gashi.

Ndërsa, deputetja e Grupit Parlamentar “NISMA-AKR” Mirlinda Sopi -Krasniqi e cila është me profesion edhe mjeke, thotë se situata me Covid në QKUK është alarmante dhe tani për tani kjo ka më shumë rëndësi, shëndeti i njerëzve.

Sopi thekson se nëse nuk merren masa, kemi me kolapsu nga ana shëndetësore dhe kjo është edhe më e rëndë.

“Për mua si mjeke, primare është shëndeti i qytetarëve dhe prioritet janë numrat e të infektuarve të cilët duhet me ra pasi gjendja në QKUK është e tmerrshme, vetëm mantelbardhët e din se çfarë janë duke përballu këto ditë. Ke pjesa ekonomike duhet t’iu lëmë ekspertëve të ekonomisë sa do të jetë humbja, a do të jetë më të mëdhaja nga mbyllja apo me funskionu kështu me numra mbi 700 çdo ditë. Ne kemi me kolaspu nga na shëndetësore dhe s’kemi me mujt mandej me ofru shërbime shëndetësore dhe kjo do të jetë edhe më e rëndë”, tha ajo.

Ajo potencon se deri tani është menaxhur mirë Pandemia me përjashtim të pjesës së kontrollit.

Sa i përket shkuarjes në zgjedhje, Sopi , thotë se në këto momente të rënda  nuk duhet asesei të ndërrohet Qeveria.

“Relativisht mirë e ka menaxhu Qeveria Pandeminë. Vetëm tek pjesa e kontrollit kam patur gjithmonë vërejtje, edhe sa ka qenë Qeveria Kurti edhe në qeverinë Hoti, kam patur vërejtje në mbikqyrje të masave që i kanë vendosur. S’kanë nxjerrë asnjë inspektor në rrugë si duhet me e ba kontrollin. dhe mandej qytetarë u ka mbet me vendos vetë. Ndërsa për me u ndërru Qeveria në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk kisha mendu, sepse jemi në gjendje shumë të rëndë politike, shëndetësore dhe ekonomike” deklaroi Sopi-Krasniqi.

E njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, thotë se një Qeveri që nuk arrin të sigurojë numrat në një situatë emergjente si kjo, për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ose duhet të dorëhiqet ose shkarkohet.

“Një qeveri që nuk mund ti siguroj numrat per votim, për një situatë emergjente ose duhet ti siguroj numrat dhe të miratoj ligje si kjo për Rimëkëmbje Ekonomike, ose të dorëhiqet apo shkarkohet. Këto ditë pamë se partnerët e koalicionit nuk pajtohen për asgjë e as për këto masa ç’ka tregon se shkuarja ne zgjedhje duket opsioni me real i mundshëm. Masat e paraqitura sot nga Qeveria mendoj se janë të ashpra dhe të pa studiuara mirë dhe nuk paraqesin gjendjen reale të situatës me pandemi pasi nuk ka një analizë të saktë për numrin e të testuarve nga secila komunë dhe shkaktari i vertetë i oërhapnës së “Covid 19”, ndarja në zona sipas komunave është e pakuptimtë sidomos nëse i referohemi Prishtinës si kryeqytet.

Jashari nuk po i sheh si të menduara mirë masat e fundit të marra nga Qeveria Hoti.

“Në qoftë se një numër i madh i të infektuarve janë zyrtar publik që punojnë në institucione publike, s’ka kuptim ora policore prej ores 19:00. Pasi ata të shkojnë në shtëpi dhe tërë ditë janë sjellur në qytet!! Me këtë logjikë të qeverisë, inkurajohen komunat të mos bëjnë shumë testime dhe rrjedhimisht edhe të mos ketë kufizime. Në qoftë se Komunat i ndërprejnë testimet dhe ndalon laboratoret private, atëherë brenda javës do të jenë në zonën e gjelbërt sepse nuk do të ketë raste pozitive. Rastet pozitive si përqindje e testimeve janë të njejta në krejt Kosovën. E është normale se koncentrimi i qytetarëve për të bërë testime në Prishtinë nga të gjitha komunat për shkak të besimit ne shërbimin që bënë komuna e Prishtinës prandaj kno bënë që të dal me shumë raste ditore. 40%e testimeve ndodhin vetëm në Prishtinë. Ky nuk është kriteri që duhet të përdoret nga qeveria. Të pakten jo derisa të miratohet pakoja për ndihmë ekonomike për bizneset sepse do të jetë fatale për ekonominë. Është koha e fundit që qeveria të këndellet dhe të marr një rrugë o te tregoj rezultate o të shkarkohet”, tha ai.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit pozitivë me Covid-19, kanë rezultuar 733 persona dhe kanë vdekur katër të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat