Mustafa nga vetizolimi diskuton me FMN-në për subvencionet

Ekonomi

Mustafa nga vetizolimi diskuton me FMN-në për subvencionet

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 19:22
Besian Mustafa

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim pune virtual dhe nga shtëpia në vetizolim me përfaqësues të Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN).

"FMN në këtë takim ishin të përfaqësuar nga Shefi i Misionit për Kosovë, Gabriel Di Bella, nga përfaqësuesja regjionale për Ballkanin perëndimor dhe kryesuese e zyrës për Kosovë, Stephanie Eble si dhe nga Amanda Edwards e Zyrës Përfaqësuese të Përhershme të FMN-së për Ballkanin Perëndimor bashkë me një ekip më të gjerë të ekspertëve.
Në takim me ministrin Mustafa, ndër tjerash u diskutua mbi subvencionet në bujqësi - dizajnin aktual dhe rezultatet si dhe për masat e MRP (mitigation recovery package) dhe pritshmëritë e zbatimit të tyre.", thuhet në njoftimin e MBZHR-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat