Situata e rëndë me pandemi, eksperti i ekonomisë – këto janë dy krizat më të mëdha

Ekonomi

Situata e rëndë me pandemi, eksperti i ekonomisë – këto janë dy krizat më të mëdha

Nga: G.B Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 15:10
Ilustrim

Masat e reja anti-Covid kanë bërë që të ketë reagime të shumta, si nga kryetarë të komunave, si nga shoqata, shoqëria civile, bizneset e qytetarët.

Që kur ka filluar pandemia me Covid, rënie ekonomike ka pasur në gjithë botën, natyrisht edhe në Kosovë, ku shumë biznese janë mbyllur e shumë njerëz kanë humbur punën.

Lidhur me masat e miratuara nga Qeveria, eksperti i ekonomisë, Lekë Musa, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kjo situatë ka dy anët e saj, ku njëra është kriza e shkaktuar nga pandemia.

Image
Lekë Musa

“Çfarë do të kisha thënë është që kjo situatë ka dy anë të saja, njëra është kriza e shkaktuar nga pandemia dhe kjo krizë është rezultat i rënies së konsumit, si rezultat i mbylljes dhe kufizimit të qarkullimit dhe të mungesës së diasporës”, ka vlerësuar ai.

Sipas Musës, në anën tjetër është fati i keq i yni që kemi një klasë politike jashtëzakonisht të dobët dhe të papërgjegjshme dhe kjo qeveri vetëm sa po e vështirëson krizën, në vend se ta lehtësojë atë.

“Në anën tjetër është fati jonë i keq të kemi një klasë politike jashtëzakonisht të dobët dhe të papërgjegjshme, pa përjashtim. Kjo qeveri dhe klasë politike vetëm se e vështirëson krizën, në vend se të lehtësojë atë. D.m.th në njërën anë ka kufizime, në anën tjetër nuk aprovohet ligji për rimëkëmbje ndërsa pagat në sektorin publik rrinë njëjtë”, ka deklaruar Lekë Musa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat