Demi: E padrejtë të mbyllen gastronomët e të obligohen t’i paguajnë taksat

Ekonomi

Demi: E padrejtë të mbyllen gastronomët e të obligohen t’i paguajnë taksat

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Agron Demi, analist politik, ka kritikuar vendimet e reja për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, të marra nga Qeveria e Kosovës.

Demi, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, tha se, duke iu referuar studimeve, eliminimi i të gjitha masave është më i dëmshëm për ekonominë sesa vendosja e masave të reja. Sipas tij, në anën tjetër, është e padrejtë që të mbyllet gastronomia e të kërkohen obligime financiare nga ky sektor ekonomik.

“Askush nuk po i kundërshton masat kufizuese ndaj Covid. Studimet kanë tregu se eliminimi i të gjitha masave kufizuese është më i dëmshëm për ekonominë se sa vendosja e masave. Por ama është e padrejtë me mbyllë gastronominë e me i obligu me i pagu taksat e plotar”, ka deklaruar njohësi i çështjeve politike.

Tutje, ai ka renditur një varg, siç i quan ai, padrejtësish nga masat e marra në sektorë të ndryshme të ekonomisë.

“Është e padrejtë me i kufizu kompanitë e transportit, por regjistrimin me ua rrit së paku 26%. Është e padrejtë me i emëru nga pesë zëvendësministra në një ministri, e bizneset me u detyru me largu njerëz prej punës. Është e padrejtë me i nda 22 milionë euro ma shumë për paga në sektorin publik, e me ua vonu deri në tetor ndihmat prej 170 euro për punëtor bizneseve. Është e padrejtë me buxhetu autostradë 600 milionë euro, e mos me shtu numrin e shtretërve në spitale”, ka shkruar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat