Rënie drastike e shitjes së policave

Ekonomi

Rënie drastike e shitjes së policave

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 15:47
BKS

Gjatë muajit korrik të vitit që lamë pas Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) ka shitur 113,872  polica të sigurimit, derisa në muajin korrik të këtij viti BKS-ja ka shitur vetëm 28,622  polica. Në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak  janë shitur 85,250  polica më pak, ka raportuar “iSIGURIME”

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar dëme të mëdha në vend, por edhe në të hyrat e Byrosë Kosove të Sigurimeve, ku shuma e mjeteve të inkasauara nga shitja e policave kufitare deri më tash është shumë larg të hyrave të planifikuara për inkasim për këtë vit.  Bazuar në të dhëna zyrtare të BKS-së shihet se në muajin mars të këtij viti Byroja kishte shitur 7,627 polica sigurimi, për dallim nga 17,170 sa ishin shitur në muajin mars 2019. Pra, të hyrat nga shitja  e policave në mars të vitit 2020 ishin 261,202.32€, ndërsa 460,731.29€ ishin në mars të vitit 2019. Po ashtu, në prill 2020 janë shitur 2,020 polica, për dallim nga 34,230 sa ishin shitur në prill 2019. Në muajin prill 2020 të hyrat nga shitja e policave kanë qenë 117,375.22€, ndërsa 735,873.91€ ishin në prill të vitit 2019. Në muajin maj 2020 BKS-ja kishte shitur 3,923  polica, 19,399 ishin shitur në maj 2019. Nëse bëjmë krahasim në të hyra del se në maj 2020 të hyrat ishin 186,850.20€, për dallim nga 511,849.60€ sa ishin në maj 2019. Po ashtu edhe gjatë muajit qershor të këtij viti Byroja Kosovare e Sigurimeve ka shitur 21,394 polica, nga 25,798  sa ishin shitur në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Në qershor 2020 të hyrat nga shitja policave kishin qenë 550,501.93€, ndërsa 628,008.32€ ishin në qershor të vitit 2019.

Bazuar në të dhëna zyrtare të Byrosë Kosovare të Sigurimeve shihet se rënie më e madhe e shitjes se policave është shënuar në muajin korrik të këtij viti, ku ishin shitur vetëm 28,622  polica nga 113,872 sa ishin shitur në korrik të vitit 2019. Pra, të hyrat nga shitja e policave në korrik 2020 ishin 687,889.53€, ndërsa 2,349,875.39€ ishin në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Edhe në muajin gusht shuma totale e policave të shitura ishte 19,071, derisa shuma e të hyrave ishte 370,757.48€, e në muajin gusht 2019 shuma totale e policave të shitura ishte 73,006, e shuma e të hyrave 1,436,714.56€. Edhe në muajin shtator 2020 janë shitur vetëm 14,101 polica, nga 21,791 sa ishin shitur në muajin e njëjte të vitit paraprak.  Edhe shuma e të hyrave në shtator 2020 ishte më e vogël për 200 mijë euro nëse e krahasojmë me shtatorin e vitit 2019. “ Deri më 26.10.2020, BKS-ja ka shitur 22,413 polica nga 23,601 sa ishin në tetorin e vitit 2019”, thuhet në të dhënat zyrtare të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat