35 milionë euro dëme u paguan vetëm për nëntë muaj

Ekonomi

35 milionë euro dëme u paguan vetëm për nëntë muaj

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 17:02
Ilustrim

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se vetëm gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë paguar dëme në vlerë prej 35 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet se pagesa e dëmeve është më e lartë për 0,64 %, raporton “iSIGURIME”

Vetëm gjatë nëntë majave të parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kompanitë e sigurimeve kanë paguar dëme hiç më pak se 35 milionë euro. Pagesa e dëmeve të paguara ndaj qytetareve edhe më tutje vazhdon të jetë e madhe, pavarësisht problemeve të mëdha me të cilat janë ballafaquar kompanitë e sigurimeve si pasojë e pandemisë COVID-19. Krahasuar me të dhënat e muajit gusht të vitit 2019, shihet se shuma e dëmeve të paguara thuajse është e njëjtë më demet e paguara gjatë muajit gusht të këtij viti.

Dëmet e paguara për çdo muaj

Në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës konstatohet se gjatë muajit shtator janë paguar rreth 4 milionë euro dëme, në muajin gusht janë paguar dëme në vlerë prej 3,8 milionë euro, ndërsa në korrik të këtij viti kompanitë e sigurimeve kanë paguar dëme në vlere prej mbi 4,8 milionë euro. Duke i krahasuar me muajt paraprak të këtij viti, vlera e dëmeve dallon nga muaji në muaj, gjatë qershorit në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve kanë paguar 3,8 milionë euro, gjatë majit janë paguar 1,4 milionë euro, në prill janë paguar 3,1 milionë euro, në mars 3,1 milionë euro, në shkurt 4,1 milionë euro, si dhe në muajin janar shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve ishte 5,5 milionë euro, apo gati 100 % më e lartë sesa ishte në muajin e njëjtë në vitin paraprak.

Dëmet e paguara nga viti 2000 e deri më tash

Sipas të dhënave zyrtare të BQK-së të cilat i ka siguruar ‘iSIGURIME’, nga viti 2000 e deri më tash kompanitë e sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 500 milionë euro dëme. Duke u mbështetur në këto të dhëna shihet se gjatë 9 mujorit të parë të këtij viti nga kompanitë e sigurimeve janë paguar mbi 35 milionë euro, gjatë vitit 2019 janë paguar 50 milionë euro, gjatë vitit 2018 janë paguar 42,7 milionë euro, gjatë vitit 2017 janë paguar 42,1 milionë euro, gjatë vitit 2016 janë paguar 36,5 milionë euro, gjatë vitit 2015 janë paguar 37 milionë euro, gjatë vitit 2014 janë paguar 31.1 milionë euro. Po ashtu, në vitin 2013 janë paguar 38,4 milionë euro, në vitin 2012 janë paguar 30,5 milionë euro, në vitin 2011 janë paguar 26,8 milionë euro, në vitin 2010 janë paguar 26,5 milionë euro, në vitin 2009 janë paguar 18,8 milionë euro, në vitin 2008 janë paguar 17,7 milionë euro, në vitin 2007 janë paguar 12,8 milionë euro, në vitin 2006 janë paguar 10,9 milionë euro, në vitin 2005 janë paguar 9,1 milionë euro, në vitin 2004 janë paguar 6,7 milionë euro, në vitin 2003 janë paguar 5,5 milionë euro, në vitin 2002 janë paguar 3,5 milionë euro si dhe në vitin 2000 janë paguar 2,6 milionë euro dëme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat