Bislimi: Propozimi i AAK-së për t’ia ndarë secilit qytetar të Kosovës nga 100 euro është i mirë

Ekonomi

Bislimi: Propozimi i AAK-së për t’ia ndarë secilit qytetar të Kosovës nga 100 euro është i mirë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 22:06
Besnik Bislimi

Ish-ministri i Financave nga radhët e LVV-së, Besnik Bislimi thotë se propozimi për tërheqjen e 10% të mjeteve nga Trusti pensional nuk është alternativë e mirë.

“Propozimi i AAK-së për t’i dhënë secilit qytetarë të Kosovës nga 100 euro apo 150 do të ishte më i mirë se ky i Trustit. Kërkesa agregate rritet më shumë me këtë propozim se më atë të Trustit. Fondi pensional nuk është vullnetar po është obligativ. Nëse tërhiqen ato para njerëzit kur të shkojnë në pension do të bëhen barrë e shoqërisë”, deklaroi ai në “Debat Plus”.

Bislimi thotë se Avdullah Hotit projektligji për Trustin po i nevojitet për vota e jo për ta ndihmuar ekonominë.

Ish-ministri i Financave nga radhët e LVV-së thotë se Qeveria i ka të gjitha dyert hapur për të shpenzuar edhe 300 milionë euro në mënyrë që të ndihmojë ekonominë por sipas tij nuk po kanë ide si t’i shpenzojnë këto mjete.

Bislimi thotë se pensionistët do të duhet të merrnin deri në fund të pandemisë nga 30 euro më tepër dhe se Vetëvendosje kishte propozuar që ndihma sociale të dyfishohej për tre muaj.

Grupi Parlamentar i AAK-së në fillim të pandemisë kishte paraqitur kërkesën që çdo qytetari t’i jepen nga 100 euro për të kaluar periudhën e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat