Projektligji për rimëkëmbjes ekonomike, Kryeministrit Hoti i kërkohet dorëheqja

Ekonomi

Projektligji për rimëkëmbjes ekonomike, Kryeministrit Hoti i kërkohet dorëheqja

Nga: G.B Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 17:40
Avdullah Hoti

Deputetët e PDK-së dhe të VV-së nuk votuan në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ku po votohej për projektbuxhetin 2021 dhe kështu votimi i tij dështoi.

Rrjedhimisht, ka dështuar edhe votimi i Projektligjit të rimëkëmbjes ekonomike, i cili u shty për një tjetër ditë nga Komisioni.

E eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë se ka shpresuar për ekonominë nga kryeministri Hoti, por deri tani atë çfarë ka bërë, ai nuk ka më arsye të jetë kryeministër.

Image
Mustafë Kadriaj

“Vlerësoj që si opinionist jam ndër të vetmit që kam besuar dhe shpresuar që z.Hoti do ketë një koncept intelektual të qeverisjes dhe mbi bazën e ekonomisë së tregut, njëherësh duke i marrë të gjitha masat preventive për realizimin e projekteve si kryeministër por nga ajo që u pa deri më tani, sidomos dy muajt e fundit të dështimit të njëpasnjëshëm, duke mos i pasur votat e deputetëve, vlerësoj që nuk ka më të voglën arsye të qëndruarit kryeministër sepse pozita e kryeministrit nuk është as nder dhe as lëmoshë por përgjegjësi që me qenë në krye të detyrës”, është shprehur ai.

Sipas Kadriajt, kryeministri duhet t’i hapë rrugë një qeverie teknike apo shkuarjes në zgjedhje.

“Pra me këtë, vlerësoj që kryeministri duhet të hapë rrugë për ndonjë qeveri gjithëpërfshirëse apo qeveri teknike ose shkuarja në zgjedhje. Si përfundim, vlerësoj që si qeveria por edhe performanca e deputetëve nuk përkojnë me interesat e qytetarëve dhe perspektivës së vendit që i merr detyrat për të bërë që ora e zhvillimit ekonomik të numëron për së mbari”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat