Punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat

Ekonomi

Punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Të hënën punëtorët e Telekomit protestuan para Qeverisë së Kosovës e ku vendosen edhe të hynë në grevë.

Por më pas u arritjes së marrëveshjes mes Telekomit dhe kompanisë “Dardafon” me ndërmjetësimin dhe garancinë edhe nga Qeveria e Kosovës për zhbllokimin e llogarive, Sindikata e PTK-së vendosi që të pezullojë grevën.

Ndërkohë që punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat e tyre të muajit tetor.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj thotë se atyre i është premtuar që deri në fund të kësaj jave t’iu bëhen pagesat.

Megjithëse u arrit një marrëveshje, por që atë marrëveshje Balaj thotë se nuk e kanë siguruar për të parë se çfarë përmban.

“Menaxhmenti është zotuar që pagat do të dalin deri në fund të javës dhe se gjithashtu është duke u punuar që të kryhen pagesat dhe obligimet tjera e sidomos ato primarë që mundësojnë operimin e rregullt të ndërmarrjes. Sa i përket marrëveshjes së arritur me datën 16.11.2020m, ne nuk kemi arrit ta sigurojmë marrëveshjen, por do ta sigurojmë sepse ajo duhet të bëhet publike dhe të shihet së çfarë qëndron”, tha Balaj.

Ndërkohë që thotë se për asnjë çmim nuk do të lejojnë që siç e potencon ai të zhvatësit të paguhen me djersën e punëtorëve.

“FSP-PTK do të dal para opinionit publik pas analizimit të marrëveshjes por e ka bërë të qartë edhe më herët por është në takimet e fundit me zyrtarët qeveritarë se përgjigjen duhet ta marrin ata për dëmet e shkaktuara në Telekom dhe me as një çmim nuk do të lejohet se zhvatësit të paguhen me djersën e punëtorëve dhe besoj që këtë e kanë të qartë të gjithë akterët. FSP-PTK do t’i mbaj të informuar mediat ne vazhdimësi për zhvillimet ne Telekom”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat