Eksperti i ekonomisë ka një sugjerim për punëtorët e Telekomit

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë ka një sugjerim për punëtorët e Telekomit

Nga: G.B Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 11:23
Telekomi i Kosovës

Eksperti i ekonomisë, Lekë Musa, ka komentuar zhvillimet lidhur me Telekomin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai u ka sugjeruar punëtorëve të Telekomit, që të gjejnë një punë tjetër, nëse nuk e kanë një deri tani, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se po të ishte në vendin e tyre, do të kërkonte shitjen sa më të shpejtë dhe pjesëmarrje nga shitja, sipas modelit të privatizimit.

Musa ka thënë se po të shitej atëherë 300 milionë, punëtorëve do të ju takonte 60 milionë.

Postimi i tij i plotë:

Shokëve në Telekom ju kisha sugjeruar me u mundu me gjetë ndonjë punë tjetër, nëse nuk e kanë një deri tash. Dhe po të isha në vend të tyre, do të kërkoja shitjen e Telekomit sa më shpejtë dhe pjesëmarrje nga shitja sipas modelit të privatizimit. Sa më vonë që shitet, vlera do t’i bjerë më shumë dhe do të ju bie me marrë më pak. Paramendo po të shitej atëherë 300 milionë, punëtorëve do të ju takonte 60 milionë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat