Lajm i mirë për minatorët e Trepçës: Ekzekutohet ndihma në vlerë të 1 milion eurove

Ekonomi

Lajm i mirë për minatorët e Trepçës: Ekzekutohet ndihma në vlerë të 1 milion eurove

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 12:49
Trepça

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga ministria e Ekonomisë.

MF thotë se kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Qeveri mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara.

Pra nuk është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh.

“Ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pasi kemi ndjeshmërinë e secilës familje të punëtorëve të Trepçës. Duhet të kuptojnë edhe punëtorët që ka procedura për transferim të mjeteve dhe nuk është çështje minutash”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat