Kuçi: Ekzekutohen 1 milion euro për pagat e punëtorëve të Trepçës

Ekonomi

Kuçi: Ekzekutohen 1 milion euro për pagat e punëtorëve të Trepçës

Nga: D.B. Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 15:19
Blerim Kuçi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka njoftuar se janë ekzekutuar 1 milion euro për punëtorët e Trepçës.

Kuçi përmes Facebookut ka njoftuar se, 100 mijë eurot e tjera do të transferohen më vonë.

“Minsitria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh. Kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër”, njofton ai.

Punëtorët e kombinatit Trepça që nga mbrëmë janë duke vazhduar grevën, me arsyetimin se ata nuk kanë marrë ende pagën e muajit tetor.

Kurse, sot ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Trepçës, Hysen Vrajolli.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në fillim të javës kishte marr vendim që Trepçës t’i ndahen 1.1 milion euro.

Ky vendim është marr pasi minatorët e minierës në Stantërg kishin ndërprerë punën në fillim të këtij muaji për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor.

Gjithashtu, disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat