Rukiqi: S’mund të ketë mbyllje të plotë pa u përkrahur financiarisht bizneset

Ekonomi

Rukiqi: S’mund të ketë mbyllje të plotë pa u përkrahur financiarisht bizneset

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 00:11
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është shprehur se duhet të veprohet në mënyrë të shpejtë që bizneseve kosovare t’u mundësohet mbijetesa.

“Nuk po flitet për fitim, por për mbijetesës. Po flasim për ruajtjen e vendeve të punës”.

“Ka nevojë për ndërhyrje të shtetit. Është nder rastet e rralla kur shteti duhet të jetë afër qytetarëve dhe bizneseve”, ka thënë Rukiqi.

Ai ka thënë se si institucion që është në mbrojtje të bizneseve, nuk duan që të ketë një mbyllje të sërishme pa u ndihmuar ekonomia.

“Secila masë restriktive që është marrë ka pasë pasoja në biznese.  Kufizimi deri në 19:00 ka ndikuar në rënie të qarkullimit. I kemi thënë Qeverisë nëse është e nevojshme për dy javë mbylleni. Nuk është e pranueshme një mbyllje e dytë pa veprime përkrahëse. Shteti duhet të përkrahen sektorët që preken”.

“Nëse ka mbyllje duhet të ketë përkrahje financiare për bizneset. Nuk mund ta mbyllësh komplet qarkullimin. Kur merret në total po mbyllet 80% e ekonomisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat