Dokument: Byroja Kosovare e Sigurimeve lë pa punë 60 punëtorë

Ekonomi

Dokument: Byroja Kosovare e Sigurimeve lë pa punë 60 punëtorë

Nga: H.O. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 09:30
Ilustrim

Një dokument që ka siguruar gazeta “Bota sot” bëhet e ditur se Byroja Kosovare e Sigurimeve ua ka ndërprerë kontratat disa punëtorëve pa ndonjë paralajmërim. Sipas këtij dokumenti, ata do të vazhdojnë punën e tyre deri më 31 dhjetor të këtij viti, derisa përfundimi i kontratës ka ardhur rreth 30 ditë përpara.

Njëri nga punëtorët që tashmë ia kanë ndërprerë kontratën, ka treguar për gazetën se 60 punëtorëve nga Byroja iu janë ndërprerë kontratat.

Dokumentin që iu është dhënë atyre për ndërprerje të kontratës mund të gjeni më poshtë.

Ky dokument është vulosur nga ushtruesi i detyrues së Drejtorit Ekzekutiv në Byron Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku./Bota sot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat