Ja kur dalin mjetet e Trustit në llogaritë e qytetarëve, nëse kalon Pakoja e Rimëkëmbjes

Ekonomi

Ja kur dalin mjetet e Trustit në llogaritë e qytetarëve, nëse kalon Pakoja e Rimëkëmbjes

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Teksa qytetarët janë në pritje që të premten  para deputetëve të jetë në rend dite Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, tërheqja e 10% nga Trusti, është pika që ka marr vëmendje më së shumti.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Jeton Demi, thotë se kurdo që ligji të aprovohet, ata janë gati për të mundësuar aplikimin

“Besojmë se ne jemi gati, sikurse e kemi deklaruar edhe disa herë, që sapo të jetë kjo e mundur ligjërisht, ne do të mundësojmë aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshin”, pati deklaruar Jeton Demi.

Lajm i mirë është se pas aplikimit nga ana e qytetarëve, mjetet në një kohë të shkurtër do të dalin në llogaritë bankare të tyre.

“Kalimi i mjeteve nga llogaria e Fondit Pensional në llogarinë bankare të përfituesit, është çështje e procedurave, por ne mendojmë se do të duhej të kryhej brenda disa ditëve, e në skenarin më të keq mund të jetë çështje javësh”, deklaroi më tej Jeton Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat