Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Ekonomi

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi ka njoftuar se janë eliminuar pengesat për ekzekutimin e pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike.

Sipas Krasniqit pagesat tani më janë ekzekuatuar si në vijim:

Ri pagesa (pagesa të kthyera) kemi ekzekutuar gjithsej 1114 pagesa me shumë totale 867,864.49€.

Pagesa të rregullta (hera e parë) kemi ekzekutuar gjithsej 199 pagesa me shumë totale 116,604.62€

Në total 1313 pagesa me shumë totale 984,469.1€

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat