Smajli: Qeveria nuk i kompenson ata që i kanë mbi 10.000 euro në Trust

Ekonomi

Smajli: Qeveria nuk i kompenson ata që i kanë mbi 10.000 euro në Trust

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:22
Remzi Smajli

Ekonomisti, Remzi Smajli, ka deklaruar se sot është një ditë e gëzuar për bizneset dhe qytetarët e Kosovës pasi është miratuar ligji për rimëkëmbje ekonomike.

Ai u shpreh se ky fakt është i shumëpritur sepse janë bërë pesë muaj deri më sot që është pritur aprovimi i projektligjit, i cili tash e ka marr formën e ligjit.

“Kemi disa ndryshime nga projekt propozimi i parë që e ka dhënë Qeveria. Me anë të këtij ligji bëhet mbështetja ndaj bizneseve dhe pika tjetër e rëndësishme është Trusti”.

Megjithatë, Smajli dha edhe disa kritika për këtë ligj, duke thënë se është një pjesë e qytetarëve që nuk përfitojnë rimbursim nga Qeveria për paratë që i tërheqin nga Trusti.

“Kemi një lloj jo-barazie, sepse vetëm ata që i kanë mbi 10.000 euro Qeveria do t’ua mundësojë kompensimin. Një person që i ka 15.000 euro në Trust dhe tërheqë përqindjen që i lejohet, atëherë atij nuk do t’i paguhet, pra ai nuk do të ketë kompensimin e Qeverisë”.

“Këtu ka ndodhur një lloj diskrepance me aprovimin e këtij ligji. Vetëm tetë përqind është pjesa e tyre që kanë mbi 10.000 euro, dhe 92 përqind mbeten të tjerët”, deklaroi Smajli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat