​Azemi: Me ligjin për rimëkëmbje s’kemi bërë asgjë për punëtorët e sektorin privat

Ekonomi

​Azemi: Me ligjin për rimëkëmbje s’kemi bërë asgjë për punëtorët e sektorin privat

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Jusuf Azemi

Sektori privat vazhdon të jetë njëri nga sektorët më të prekur nga pandemia Covid-19. Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se kalimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike nuk do të ketë efektin që punëtorët e sektorit privat e kanë pritur, pasi që nuk kanë çfarë të tërheqin nga trusti.

Derisa thotë se nga pandemia janë prekur një përqindje e madhe e punëtorëve të këtij sektori, Azemi thekson se mënyra më e mirë për ta stimuluar këtë sektor do të ishte që punëtorëve të cilëve iu takojnë nga trusti nën 90 euro, Qeveri e Kosovës t’iu ndaj 150 euro për ta në mënyrë direkte.

Azemi në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se punëtorët e këtij sektori edhe pse të infektuar, shpeshherë janë obliguar të dalin në punë, por që ka pas raste edhe kur atyre iu është ndal paga shkaku i karantinimit dy javor.

Ndërsa thotë se përveç trustit, ende nuk dihet se sa para do të marrin punëtorët e sektorit privat nga pakoja për rimëkëmbje ekonomike.

Azemi: 40 për qind e punëtorëve janë të infektuar

“Nëse e marrim jashtë institucioneve shëndetësore, numri i tyre sillet rreth 15- deri 20 për qind, por nëse e marrim në institucionet shëndetësore që punojnë nëpër spitale, qendra të mjekësisë familjare, që janë në sektorin privat, ato kalojnë shifrën 30 deri në 40 për qind. Por e keqja është se ne kemi pasur shumë punëtorë të cilët kanë qenë të obliguar që gjatë kohës së pandemisë, kur edhe me dokument i është ofruar pronarëve të kompanisë, punëtorët disa i kanë lënë të pushojnë, e disa nuk i ka lënë, por ata të cilët i ka lënë të pushoj, u ka heq komplet pagën gjatë atyre ditëve që nuk ka qenë prezent në punë, domethënë komplet paga e tyre është dal zero.. pra nëse nuk je në vendin e punës për shkak se ke qenë i infektuar me Covid, atëherë nuk ke pagesë”, ka thënë Azemi.

Azemi ka shtuar se shuma prej 200 milionëve eurove që ka paraparë të ndajë Qeveria për sektorët privat, mirëpo siç thotë ai, punëtorët e këtij sektori nuk do të përfitojnë asgjë nga kjo pako.

Azemi: Nuk dihet sa para do të marrin punëtorët e sektorit privat

“Krejt çka është e sigurt është se do të ketë tërheqje të mjeteve nga trusti i tyre... kurse sa i për ketë shumës që 200 milionë që Qeveria e Kosovës mendon t’i ndaj që nga një janari ose më mirë të them në tre mujorin e parë.. as vet ata nuk e dinë sepse thonë se do të mblidhet një komision ta bëjë ndarjen proporcionale se si do ta bëjnë ata.. dhe nëse e themi në mënyrë individuale, punëtorët e sektorit privat pothuajse gati nuk do të përfitojnë asgjë nga kjo”, ka thënë Azemi.

Sipas tij, mënyra më e mirë për ta stimuluar këtë sektor do të ishte që punëtorëve të cilëve iu takojnë nga trusti nën 90 euro, Qeveri e Kosovës t’iu ndaj 150 euro për ta në mënyrë direkte.

Azemi: Të stimulohen punëtorët me nga 150 euro

“Nuk do ta ketë efektin të cilin njerëzit e kanë pritur dhe pikërisht punëtorët e sektorit privat do të thehen ende më shumë sepse nuk e kanë pritjen që kanë pas dhe do të jetë një shumë simbolike. Vet fakti që mbi 100 mijë punëtorë do të kenë tërheqje 90 euro, të bën me dije që faktikisht ne nuk kemi bërë asgjë me të....mënyra më e mirë për t’i simuluar punëtorët e sektorit privat, kishte me qenë, sidomos tek kjo kategoria që janë 104 mijë punëtorë... kishte me qenë shumë mirë që në mënyrë obligative t’iu ndahen 150 euro në mënyrë direkt sepse me këtë shumë që do të marrin nuk kemi bërë asgjë”, ka thënë Azemi.

Azemi ka thënë se kalimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike nuk do ta ketë efektin që punëtorët e sektorit privat e kanë pritur dhe se ata do të zhgënjehen edhe më shumë, pasi që nuk kanë çfarë të tërheqin nga trusti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat