Reagon BSPK: Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është diskriminues për disa sektorë

Ekonomi

Reagon BSPK: Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është diskriminues për disa sektorë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

BSPK ka reaguar ndaj Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Nëpërmjet një komunikatë për medie, nga BSPK thonë se ky Ligj, i cili u miratua të premten që lamë pas, sidomos pakoja e TRUST-it pensional është diskriminues për disa sektorë.

“BSPK konsideron se sipas Konventës (ILO - C100) së Organizatës Botërore të Punës e miratuar në Pragë në vitin 1951 e cila e rregullon barazinë në paga, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike respektivisht pakoja e TRUST-it pensional është mjaft diskriminuese në disa sektore.

Edhe pse është një infuzion i vonuar për ekonominë tone të brishtë, shpresojmë se në pakot e ardhshme mos të ketë dikrkiminme të tilla në mënyrë që të përfitojnë qytetarët në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat