Ekonomia e Eurozonës rritje prej 12,5 për qind në tremujorin e tretë

Ekonomi

Ekonomia e Eurozonës rritje prej 12,5 për qind në tremujorin e tretë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Ekonomia e Eurozonës ka shënuar një rritje prej 12,5 për qind në tremujorin e tretë në krahasim me tremujorin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Statistikës Evropiane (Eurostat) publikoi të dhënat rreth rritjes në tremujorin e tretë të vitit 2020 në Bashkimin Evropian (BE) dhe Eurozonë.

Sipas kësaj, produkti i brendshëm bruto (PBB) i rregulluar sezonalisht në Eurozonë me 19 anëtarë, në tremujorin e tretë të vitit 2020 në krahasim me tremujorin e kaluar është rritur për 12,5 për qind.

Ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 është tkurrur për 4,3 për qind.

Shifra në fjalë në BE është rritur 11,5 për qind në krahasim me tremujorin e kaluar, kurse në krahasim me vitin 2019 ka shënuar rënie prej 4,2 për qind.

Rritja më e madhe në tremujorin e tretë ka ndodhur në Francë me 18,7 për qind, në Spanjë 16,7 për qind, në Itali 15,9 për qind, në Belgjikë 11,4 për qind, në Gjermani 8,5 për qind. Kështu, u shënua rritja më e madhe tremujore në BE dhe Eurozonë që nga viti 1995 kur filluan të regjistrohen të dhënat në fjalë.

Ndërkohë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në tremujorin e dytë eurozona ishte tkurrur për 11,7 për qind, kurse BE 11,3 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat