Ndihma për Covid-19, mbi 7000 aplikime për vetëm dy ditë në komunën e Prishtinës

Ekonomi

Ndihma për Covid-19, mbi 7000 aplikime për vetëm dy ditë në komunën e Prishtinës

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Ka dy ditë që komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen për të aplikuar për ndihmë financiare të gjithë qytetarët e prekur nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Prishtina duke qenë komuna më e prekur nga ky virus,  me mijëra qytetarë të infektuar, ka vendosur që tu dal në ndihmë prishtinasve me një shumë prej 50 euro për të gjithë ata qytetarë nën moshën 65 vjeçare e që janë prekur nga Covid, si dhe me 100 euro për pensionistët.

Zyrtarë nga komuna e Prishtinës, kanë bërë të ditur se deri më tani, ka pasur numër të konsideruar të qytetarëve që kanë aplikuar për këtë ndihëm financiare.

Siç bëhet e ditur në përgjigje janë gjithsej 647 pensionistë që kanë aplikuar, e 6720 qytetarë të moshës nën 65 vjeç.

“Në 24 orët e para e deri më tani 647 pensionistë, 6720 qytetarë, e që në total i bie 7367 qytetarë”, theksohet në përgjigjen e komunës së Prishtinës.

Ndërsa edhe qytetet e tjera të Kosovës në forma të ndryshme kanë ndihmuar qytetarët e tyre të prekur me Covid, duke ndarë shuma simbolike financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat