10 përqindëshi i Trust-it, 30 mijë aplikime për më pak se 2 orë

Ekonomi

10 përqindëshi i Trust-it, 30 mijë aplikime për më pak se 2 orë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:46
Ilustrim

Aplikimi për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve në “Trust” ka filluar sot në ora 15:00 dhe deri më tani, për më pak se dy orë kanë aplikuar 30 mijë persona.

Kështu kanë bërë të ditur nga Fondi i Kursimeve, derisa sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë kohë të mjaftueshme për të aplikuar.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i qeverisë së Kosovës përfshinë se qytetarët të cilët kanë më pak se 10 mijë euro në Trust do të rimbursohen nga qeveria e Kosovës.

Aplikimi për 10 për qindëshin e Trustit mund të bëhet KËTU .

Sipas njoftimit të fundit, qytetarët të cilët kanë aplikuar sot për këtë 10 për qindësh do të mund t’i tërheqin paratë e tyre tek pas datës 23 dhjetor.

Lidhur me këtë sipas njoftimit të qeverisë së Kosovës qytetarëve do t’iu vendoseshin mjetet financiare në xhirollogaritë e tyre në afat prej 3 ditësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat