​Bizneset kërkojnë që Kuvendi të mos shpërndahet para miratimit të buxhetit 2021

Ekonomi

​Bizneset kërkojnë që Kuvendi të mos shpërndahet para miratimit të buxhetit 2021

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:28
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvilloi sot një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend, të cilët i informoi në hollësi me masat e reja antiCOVID-19, që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020.

Komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja antiCOVID-19 dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021.

Kryeministri në detyrë tha se është në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohet maksimalisht që përbërja aktuale e Kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin.

Hoti dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, u pajtuan se buxheti është parakusht për krijimin e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje të bizneseve të prekura nga pandemia COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat