​Mustafa: Nga muaji shkurt do të fillojë pjesa tjetër e pagesave për bujqit

Ekonomi

​Mustafa: Nga muaji shkurt do të fillojë pjesa tjetër e pagesave për bujqit

Më: 10 janar 2021 Në ora: 12:38
Besian Musatafa

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Musatafa, ka vizituar fermerët e Komunës së Malishevës, nga ku edhe ka premtuar mbështetje për ta.

Ministri Mustafa, gjatë vizitës së tij në njërën nga pikat grumbulluese të qumështit në këtë komunë, ka thënë se është i lumtur pasi që Qeveria e Kosovës kishte mundësi financiare t’i ndihmonte bujqit gjatë vitit 2020 përmes subvencioneve, ku një pjesë e pagesave vetëm ka përfunduar.

Mustafa: Kemi siguruar fonde të mjaftueshme për subvencione

“Sot jemi në Komunën e Malishevës, në njërën ndër pikat grumbulluese me të rëndësishme të këtij regjioni dhe ne tërë vendin, ku bashkëbiseduam me pronarin por edhe kooperantët e kësaj pike grumbulluese. Natyrisht përbënë një përmbledhje e të arriturave që kemi realizuar gjatë vitit 2020, dhe që do i vazhdojmë në vitin 2021. Është lajm i mirë që kemi pasur mundësi financiare me kryeministrin dhe Ministrin e Financave që të sigurojmë fonde të mjaftueshme edhe përmes ligjit të buxhetit, pra duke i garantuar fonde që të kemi pagesë dy herë të subvencioneve për vitin 2020, dhe një pjesë e madhe ka përfunduar”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se pavarësisht zhvillimeve politike, fondet për bujqit janë të garantuara edhe pjesa tjetër e pagesave për bujqit dhe blegtorët do të bëhet gjatë këtij viti, më fillimin e rialokimit të buxhetit.

Mustafa: Fondet për bujqit janë të garantuara

“Me kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike dhe me kalimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2021, këto fonde janë të garantuara, pavarësisht çdo zhvillimi, këto janë të garantuara për bujqit, për blektorët në gjithë Kosovën.. Këto fonde do të fillojnë të paguhen në muajin shkurt, ka mbet edhe një pjesë e këstit të dytë për tu realizuar për tu përfunduar të gjitha pagesat e vitit 2020, pra në shkurt me fillimin e rialokimit të buxhetit”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se për cilësinë e qumështin kanë bërë dyfishimin e subvencioneve për vitin 2020, ndërsa ka shtuar se edhe për blegtorët është bërë dyfishimi i subvencioneve për krerët e gjedheve, nga 70 euro që ishin në vitin 2019, në 140 euro për vitin 2020.

Ndërsa shton se krahasuar me vitin 2019, kjo ministri ka pasur rritje 130 për qind të investimeve, me të vetmin qëllim që të ketë zhvillim në sektorin e bujqësisë, por edhe që rinia të qëndrojë dhe punoj ne vendin e tyre.

Mustafa: Kemi 130 për qind rritje të investimeve në bujqësi

“Nëse marrim parasysh grantet, subvencionimin e normës së interesit, një program i ri që kemi realizuar gjatë vitit 2020 dhe pritet që së shpejti të bëjmë edhe dy milionë euro subvencionim të interesit të agro kredive, shto kësaj edhe dy milion që kemi paguar për kompensim të dëmeve për gjashtë mujorin e parë ... pra kemi mbi 100 milionë euro investime në forma të ndryshme në sektorin e bujqësisë, ndërsa për vitin 20119, këto investime ishin 45 milionë, pra kemi 130 për qind rritje të investimeve në bujqësi, nga viti 2019 në vitin 2020, me të vetmin qëllim që ky sektor të ketë zhvillim, rritje të punësimit dhe mbi të gjitha të krijojë arsye që rinia kosovare të mbesin në shtëpitë e tyre, afër tokave të tyre për të punuar për Kosovën, për vendin e vet”, ka thënë Mustafa.

Ministri Mustafa do të vizitojë edhe fermerët në Xërxë, Rogovë dhe Lipovec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat