Pandemia godet edhe BMW-në, ja sa i ranë shitjet vitin që shkoi

Ekonomi

Pandemia godet edhe BMW-në, ja sa i ranë shitjet vitin që shkoi

Më: 12 janar 2021 Në ora: 10:57
BMW

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, BMW, është prekur mjaft shumë nga pandemia e koronavirusit. Si pasojë, shitjet e kompanisë gjatë vitit të kaluar shënuan rënie për 8.4 për qind.

Sidoqoftë, kompania e njohur njoftoi se kërkesa e blerësve u rrit në çerekun e katërt të vitit, duke shënuar ngritje për 3.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan Reuters.

“Ne arritëm sukses duke e përfunduar vitin me një çerek të katërt të fuqishëm dhe edhe një herë udhëheqim në segmentin Premium në nivel botëror”, tha anëtari i bordit të BMW-së, Pieter Nota.

Në përgjithësi, kompani me bazë në Mynih vitin e kaluar shiti 2 milionë e 324 mijë e 809 vetura. Në Evropë, shitjet shënuan rënie për 15.7 për qind, ndërsa në Shtetet e Bashkuara 18 për qind.

Sidoqoftë, në Kinë, ku pandemia filloi së pari por u mor nën kontroll më shpejt se në shtetet tjera, shitjet e veturave të kompanisë gjermane shënuan rritje për 7.4 për qind.

Ndryshe, gjatë valës së parë të pandemisë, në pranverë, shumë shtete evropiane morën masa të rrepta të izolimit dhe sallonet e veturave u detyruan të mbyllen për disa muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat