OPH: Bytyqi urgjentisht ta saktësojë terminin për takim nëse Qeveria ka qëllim serioz për të ndihmuar

Ekonomi

OPH: Bytyqi urgjentisht ta saktësojë terminin për takim nëse Qeveria ka qëllim serioz për të ndihmuar

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:44
Foto Ilustrim

Në vend se si përgjigje të marrim “do” të shohim dhe “do” të bisedojmë, e lusim zëvendëskryeministrin Bytyqi urgjentisht ta saktësojë terminin për takim pune nëse Qeveria me të vërtetë ka qëllime serioze me pakon e pestë të masave të sjellë masa për ndihmë të matur dhe mbështetje për industrinë e hotelierisë në suaza të së mundurës.

Ky është reagimi i sotëm i Odës së pavarur hotelierike (OPH) pas qëndrimit t paraqitur dje të Bytyqit se që në pakon e parë dhe të dytë të masave antikrizë ka pasur masa të kahëzuara vetëm drejt sektorit hotelierik, se është i hapur për komunikim me secilin, por se në këto kohë të vështira të gjithë duhet të jenë të matur në pritjet dhe mundësitë.

OPH paraprakisht kërkoi ndihmë të posaçme të drejtpërdrejtë për industrinë hotelierrike dhe mbajtje të një takimi urgjent të punës në Qeveri. më së voni deri më 25 janar të këtij viti, duke potencuar se durimi i hotelierëve është nga fundi. Njëherit vlerësoi se Qeveria me pakon e miratuar të masave nga pakoja e pestë antikrizë u dhuroi “lokomotivave” – anëtare të Odës ekonomike të Maqedonisë 162,4 milionë euro, ndërsa hotelierëve edhe më tej në mënyrë të pabazë dhe të paarsyeshme me vendim të përkohshëm ua kufizon orarin e punës.

Zdravko Josifovski, kryetar i OPH-së, përmend se për momentin, Oda e pavarur hotelierike është organizata e vetme e specializuar jopolitike, joprofitabile, e esnafit dhe e pavarur me një qëllim të vetëm, mbrojtjen e industrisë hotelierike dhe avancimin e punës së hotelierëve.

“Nëse Qeveria përkatësisht Ministria përgjegjëse e resorit, e Ekonomisë, ka nevojë për mbështetje dhe ndihmë nga oda në punën e ardhshme për avancim të industrisë hotelierike Odës së pavarur hotelierike në pajtim me nenin 28 të Ligjit për oda ekonomike mund në cilin do moment të transmetojë edhe autorizime publike të konstatuara me ligj dhe në mënyrë të konstatuar me statutin”, thotë Josifovski, duke i arsyetuar aktivitetet e konstatuara ligjore të punës së OPH-së.

OPH bën thirrje në deklaratën e ardhshme qeveritare për masat ekonomike, të paraqiten numra konkret dhe shuma se sa nga një miliardë euro përfunduan tek hotelierët dhe industrinë hotelierike, ndërkaq ku dhe tek kush ndihma dhe mbështetja tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat