Besnike Aliaj, një emër i suksesshëm në agrokulturë

Ekonomi

Besnike Aliaj, një emër i suksesshëm në agrokulturë

Nga: F.M Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:00
Besnike Aliaj - agronome

Në fushën e agrokulturës, konkretisht në forikulturë, shoqëria shqiptare në Kosovë ka treguar një interesim të veçantë për tu marrë.Pjesë e saj është edhe 

“Besila SH.P.K” u themelua më datën 26.09.2019, në Prizren, i cili është i njohur për kulturën e luleve dhe merret me të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me Florikulturën. 

Shumëllojshmëria e produkteve që zotëron kompania “Besila”, pjesa më e madhe e tyre përbëhët nga lulet, dru-frutorë apo dekorativë, dekore dhe punime unike, që punohen nga kompania me një llojlloshmëri të gjerë lulesh dhe elementesh dekorative që na i dhuron natyra.

Aktivitetet e kompanisë janë: shitja e luleve zbukuruese, luleve të prera për buqeta, lule sezonale, shumë-vjeçare, drunjëve dekorativë, myshqeve dhe luleve artificiale, vazove të ndryshme, shitja e mbajtëseve të luleve nga metali dhe druri, shitja e buqetave, ikebanëve, kurorave, imputeve bujqësore, pemëve të ndryshme, fidanëve të arrës, etj.

Po ashtu, merret me dizajnimin dhe rregullimin e kopshteve, aranzhimet dhe organizimet e ahengjeve të ndryshme festive dhe mortore, dekorimin dhe kujdesin e surprizave për më të dashurit tuaj si: ditëlindje, darka dhe ambiente romantike, prodhimin e vazove dhe dekoreve me material ‘epoksy’. Kompania “Besila” është e licensuar dhe udhëhiqet nga Besnike Aliaj.

Ajo ka një përvojë pune jashtëzakonisht të madhe në biznese prodhuese, e veçanërisht në fushën e florikulturës ku që nga viti 2013 njihet si një profesioniste e zonja edhe në dizajnimin dhe dekorimin me lule të gjalla. Përveç menaxhimit të biznesit të saj, ajo është e njohur si një agronome dhe këshilltare e suksesshme në kuadër të bujqësisë në vendin tonë. Besnikja ka përfaqësuar disa kompani në Kosovë, si dhe shkrime dhe artikuj të ndryshëm në për bujqësinë në revista të ndryshme. Ka një përvojë të mirë në përgatitjen e projekteve dhe implementimin e tyre deri në finale.

Që nga viti 2010 si ëndërr e saj ishte të bëhet një femër vetë-ndërmarrëse në degën e Agrobiznesit. Pas një mundi dhe një sakrifice të madhe disa vjeçare dhe pas shumë sfidave që e ka përballur jeta, ajo ëndrrën arrinë t’a realizojë në vitin 2019, ku sot gëzon titullin e pronares në Lulishte “Besila SHPK” në Prizren. 

Synim i Besnikes është që në një të ardhme të afërt  tё zgjerojë biznesin e saj, duke krijuar vende tё reja tё punёs kryesisht tё gjinisё femërore; me mjaft mbështetje kjo mund të bëhet.

Avansimi i shoqërisë bëhet përmes mbështetjes që i jepet femrës. Besnikja është shembull që duhet ndjekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat