Fillon ekzekutimi i pagesave për të vetë punësuarit

Ekonomi

Fillon ekzekutimi i pagesave për të vetë punësuarit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:30
Agim Krasniqi dhe Hymkete Bajrami

Fillon ekzekutimi i masës së Qeverisë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për të vetë punësuarit.

“Pas aprovimit të vendimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 21.01.2021, lidhur me mbështetjen e sektorit privat – të vetë punësuarit, kemi kënaqësinë të njoftojmë se sot, datë 29.01.2021 janë ekzekutuar pagesat e para për 13,294 biznese, që punësojnë 15,612 individ, në vlerë totale prej mbi 4.5 milion euro”, thuhet në shkrimin e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi.

Masa për të vetë punësuarit përfshinë gjithsej 19,826 biznese, që punësojnë 22,222 punëtorë dhe në vlerë totale 6.45 milionë euro.

“Me ketë rast, bëjmë ftesë që bizneset të cilat ende nuk kanë përditësuar llogaritë e tyre në EDI sistemin e ATK-së, të bëjnë këtë sa më parë, që të mund të përfitojnë nga masa, nëse plotësojnë kushtet”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat