Pas investimit të Teslas, vlera e Bitcoinit rritet në rreth 48 mijë dollarë

Ekonomi

Pas investimit të Teslas, vlera e Bitcoinit rritet në rreth 48 mijë dollarë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:18
Ilustrim

Gjiganti amerikan i veturave elektronike Tesla ka investuar 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit, ku planifikon ta pranojë kriptovalutën si mjet pagese.

Menjëherë pas këtij investimi, çmimet e kriptovalutës arritën një vlerë rekorde.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me 47,962.38 dollarë, që është vlera me e lartë e Bitcoinit.

Të dhënat tregojnë, se Bitcoin brenda një jave kishte rritje prej 40 për qind, ndërsa brenda 24-orëve u vlerësua me rreth 25 për qind.

Çmimi i kësaj valute është rritur më shumë se 700 për qind që nga përhapja e pandemisë COVID-19 për herë të parë në muajin mars 2020.

Rritja e kërkesës nga investitorët për kriptovalutën ka nxitur rritjen e vlerës së Bitcoinit në fillim të vitit 2021. Kërkesa u rrit nga mundësia e fitimeve më të shpejta në një botë që aktualisht dominohet me normat negative të interesit.

Aktualisht vlera e tregut e kësaj valute është 1.4 trilion dollarë, ku përbën mbi 60 për qind të tregut të këtyre valutave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat