Bitcoin shënon përsëri vlerë rekorde

Ekonomi

Bitcoin shënon përsëri vlerë rekorde

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Valuta Bitcoin ka arritur vlerë rekorde të martën, duke shkuar në vlerën e 48.216 dollarëve për një njësi.

Vlera e kësaj valute është rritur për më shumë se dyfish gjatë dy muajve të fundit, pasi investitorët institucionalë po kërkojnë mënyra alternative për depozitimin e pasurisë.

Përpos Bitcoin-it, vlerë rekorde të martën në mëngjes shënoi edhe valuta rivale, Ethereum, duke shkuar në 1.784 dollarë për njësi, shkruan Reuters.

Vlera e aksioneve të kompanive që ofrojnë platforma tregtare për Bitcoin dhe teknologji për të “mihur” kriptovaluta, shënuan rritje në Kinë, Kore Jugore dhe Australi.

Besohet që në arritjen e rekordit të ri të vlerës së kriptovalutës Bitcoin ndikoi njoftimi i prodhuesit të veturave elektrike, Tesla, se ka blerë valuta në vlerë të 1.5 miliard dollarëve dhe se këtë kriptovalutë do ta bëjë mënyrë të zakonshme pagese për veturat që shet.

Shefi i kësaj kompanie, Elon Musk, për një kohë të gjatë i ka përkrahur kriptovalutat, por investimi në to erdhi si befasi.

Vetëm gjatë këtij viti, Bitcoin-it i është rritur vlera për 62 për qind, ndërsa vitin e kaluar rritja shkoi në 300 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat