ATK-ja gjatë janarit shqiptoi 130 gjoba për bizneset

Ekonomi

ATK-ja gjatë janarit shqiptoi 130 gjoba për bizneset

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:35
ATK

Intensiteti i aktiviteteve të ATK-së është rritur dukshëm për muajin e parë të këtij viti, deri më datë 31 janar janë kryer 3, 355 vizita tek bizneset, ku si rezultat i tyre janë lëshuar 130 gjoba për gjetjet e konstatuara nga inspektoret tatimor në teren.

Sipas komunikatës së lëshuar nga ATK-ja, nga vizitat e realizuar është konstatuar mall pa origjinë, si dhe mungesë në stoqe në vlerë 1.1 milion euro.

Përveç vizitave, inspektorët tatimor kanë përfunduar 78 kontrolle tek bizneset, të cilat janë identifikuar nga moduli i analizës së riskut. Tatimi shtesë nga këto kontrolle të kryera është 1.6 milion euro, ndërsa kreditimi i zbritur është afro gjysmë milion euro, kurse humbja zbritur e konstatuar me kontroll është 1.6 milion euro.

ATK thotë së do të vazhdojë me zbatimin e planeve operative, me qëllim të identifikimit të të gjitha rasteve të shmangieve tatimore, andaj i bëjmë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i përmbushin obligimet e tyre tatimore, në mënyrë që mos të jenë objekt i ndëshkimeve të parapara me Legjislacionin Tatimor në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat