OAK vazhdon të punoj për ndërlidhjen e të rinjve me tregun e punës

Ekonomi

OAK vazhdon të punoj për ndërlidhjen e të rinjve me tregun e punës

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 10:42
Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Universiteti Amerikan në Kosovë (A.U.K)

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët, ofrimin e këshillave profesionale, angazhimit të studentëve të A.U.K në praktika profesionale pranë bizneseve anëtare të OAK-së, bashkëpunimit edhe në fusha tjera, krahas fushave dhe veprimtarive që ushtrojnë të dyja subjektet është finalizuar marrëveshja e bashkëpunimit në mes Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Universitetit Amerikan në Kosovë (A.U.K).

Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Universiteti Amerikan në Kosovë (A.U.K) përmes këtij Memorandumi të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, pajtohen që të krijojnë partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fushën e inxhinierisë mekanike.

OAK, me nënshkrimin e këtij memorandumi ritheksoi se këto bashkëpunime do të implementohen në praktikë duke krijuar lehtësira për studentët, që krahas pjesës teorike që do ta mësojnë në Universitet do ta kenë mundësinë që t’a përvetësojnë edhe pjesën praktike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat