ATK ndihmon Autoritetin e Konkurrencës në inkasimin e gjobave

Ekonomi

ATK ndihmon Autoritetin e Konkurrencës në inkasimin e gjobave

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:12
Pamje nga takimi

Kryetari i Autoritetit të Konkurencës, Valon Prestreshi ka njoftuar se së bashku me drejtorin e Administratës Tatimore kanë nënshkruar një Memorandum Mirkuptimi.

Memorandumi sipas Prestreshit ka të bëjë me ndihmën që do t'ia ofroj ATK, AKK-së në inkasimin e gjobave.

"Miq,Bashkë me drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit. Në këtë MoU, ATK-ja do ta ndihmojë Autoritetin të bëjë inkasimin e detyrueshëm të gjobave. Gjithashtu.

U dakorduam të avancojmë në fushën e hetimeve, qoft nga ana e tatimeve, qoft nga ana e marrëveshjeve të ndaluara apo abuzimit të pozitës dominuese" ka shkruar Prestreshi në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat