​Ankandi i Letrave me Vlerë mbahet më 25 shkurt

Ekonomi

​Ankandi i Letrave me Vlerë mbahet më 25 shkurt

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Ministria e Financave ka njoftuar se më 25 shkurt do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.

Sipas MF-së, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 5 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat