2020: Viti i blerjeve online

Ekonomi

2020: Viti i blerjeve online

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Blerjet në internet kanë pësuar rritje në vendet e Bashkimit Evropian. Për shkak të kufizimeve nga Covid-19 si dhe ndryshimet në zakonet dhe preferencat e njerëzve, tregtia elektronike pritet që të pësojë rritje.

Sipas Eurostat-it, zyrës së statistikave të Bashkimit Evropian, gjatë vitit 2020, 89% e njerëzve të moshës nga 16 deri në 74 vjeç në Bashkimin Evropian kanë përdorur internetin. 72% e tyre kanë bërë blerje online ose kanë porositur mallra dhe shërbime për përdorim privat.

Blerja në internet është rritur me 4% krahasur me vitin 2019 dhe me 10% krahasuar me vitin 2015.

“Më shumë se 8 në 10 përdorues të internetit në Hollandë (91%), Danimarkë (90%), Gjermani (87%), Suedi (86%) dhe Irlandë (81%) kishin blerë ose porositur mallra ose shërbime përmes internetit në 12 muaj para sondazhit. Nga ana tjetër, më pak se 50% kishin blerë në Bullgari (42%), Rumani (45%) dhe Itali (49%).

Gjithashtu Eurostat, tregon se gjatë pesë viteve të fundit, rritjet më të mëdha në blerjet në internet midis përdoruesve të internetit u regjistruan në Rumani, Çeki dhe Hungari.

Fokus i sondazhit të kryer është edhe indicia e blerjeve online, që ka të bëjë me blerjet më të zakonshme.

Blerjet janë bërë kryesisht për rroba, këpucë ose pajisje.

“Veshjet u pasuan nga filmat, dërgesat nga restorantet, shërbime hotelierike, mobiljet, pajisjet shtëpiake ose produkte kopshtarie, kozmetika, librat e shtypur, revistat, tabletat, telefonat celularë ose aksesorët e tyre dhe muzika si një shërbim streaming ose shkarkime”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat