Rukiqi: Qeveria në ardhje prioritet ta ketë vaksinimin e popullsisë, pastaj të fokusohet në ekonomi

Ekonomi

Rukiqi: Qeveria në ardhje prioritet ta ketë vaksinimin e popullsisë, pastaj të fokusohet në ekonomi

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 11:54
Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Pandemia globale SARS-Cov-2, e njohur si koronavirusi, përpos përhapjes së shpejt të saj, ka rrezikuar në mbylljen e bizneseve në ekonomi.

Edhe ekonomia e Kosovës nuk la pa u prekur nga kjo gjë, ku shumë biznese.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë nuk e kemi ende shifrën se sa biznese janë mbyllur si pasoj e pandemisë.

“Nuk e kemi shifrën se sa biznese janë mbyllur a ka qenë si pasoj e pandemisë, ka pasur raste që nuk ka qenë si pasoj e pandemisë. Nuk ndonjë biznes pa impakt të madh në ekonomi që është mbyllur deri më tani, megjithatë shumicën e bizneseve  i ka shtyrë ai motivi për mbijetesë, Bizneset në sektor të ndryshëm që nuk kanë punuar fare, duke filluar nga hotelet, pastaj një pjesë e bizneseve që kanë kanë biznese familjare sezonale, pastaj komplet një sezonë për ta është e vdekur”, ka thënë Rukiqi.

Rukiqi shtoi se restorante e baret kanë qenë të rrezikuara, sepse kanë qenë aktiv në kërkimin e të drejtave të tyre në përkrahje financiare.

“Restorante e baret kanë qenë të rrezikuara dhe e njëjtë ka ndodhur edhe në sektorin e transportit, ku vazhdimisht ka pasur kufizime dhe probleme për shkak se është ulur numri i udhëtarëve që e kanë përdorur transportin rrugor, këto kanë efekte zingjirore. Ka pasur ndikim edhe në sektorin e naftës sepse njerëzit kanë qarkulluar më pak, sepse ka pasur orë policore”, ka shtuar ai.

Rukiqi: Një pjesë të pandemisë e kemi kaluar pa qeveri funksionale

“Ndryshimet në situatë krize racionale si pandemia, e kemi kaluar pa qeveri funksionale. Fillimisht rrëzimi i një qeverie apo mocioni i një mosbesimi pastaj edhe problemet e kushtetutshmërisë me qeverinë tjetër, hyrja në proces parazgjedhor e zgjedhor, të gjitha këto procese e kanë pasur ndikimin e vetë për shkak të turbulencave po ndikojnë në ekonomi, sepse po ulen investimet e brendshme dhe investimet nga jashtë”, ka thënë Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Rukiqi ka bërë të ditur se qeveria në ardhje duhet ta ketë një program 4 vjeçar, e prioritet të jetë së pari shëndeti publik në këtë kohë pandemie, e pastaj ekonomia.

“Një qeveri që vjen duhet ta ketë një program 4 vjeçar, e në atë program duhet t’i shohin prioritetet  strategjike në ekonominë e vendit. Prioritet duhet të jetë shëndeti publik që lidhet me ekonominë, se nëse nuk përfundon pandemia sepse ne do të kemi prap diskutime se a do të mbyllemi apo jo, apo kemi masa kufizuese a jo.

Ai ka shtuar se nga kjo qeveri pret që të merret me vaksinimin e popullsisë.

“Vendet e tjera kanë ndërtuar një strategji, që gradualisht të hapen nga vala e dytë, e të njëjtën kohë të përcjellët në mënyrë paralele me vaksinimin e popullsisë, duhet të jetë prioriteti i parë, pra gradualisht të kemi një plan në mënyrë që të dalim nga pandemia, ku vendet e tjera kanë një shkallë të lartë të vaksinimit e rënie të numrit të të infektuarve”, ka shtuar ai.

Rukiqi ka thënë se nga qeveria në ardhje pret që të ketë politika lehtësuese tatimore, e të ketë përkrahje konkrete financiare për ato sektorë që janë prekur, e sipas tij pret bashkërisht që të ketë një qeveri e të ketë një partneritet me ta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat